Conte zbulon arsyen e humbjes nga Liverpooli

17 Shtator 2016 - 10:40      

Antonio Conte ka thënë se Chelseat i mungoi lidershipi i John Terryt në humbjen nga Liverpooli.

“Të kuqtë” realizuan fitore 2 me 1 me golat e Dejan Lovrenit dhe Jordan Hendersonit, ndërsa Chelseat nuk i kreu punë goli i Diego Costas në takimin që u zhvillua të premten mbrëma në Stamford Bridge.

“Mendoj se na mungoi organizimi [i Terryt] në disa situata: gjuajtjet e lira dhe anësoret. Duhet të keni kujdes gjatë atyre momenteve”, ka thënë Conte kur u pyet për mungesën e kapitenit.

“Duhet të jem i sinqertë se në pjesën e parë ne ua falëm dy gola – goli i parë erdhi pas gjuajtjes së lirë, pastaj një rivënie anësore kur Henderson pranoi topin dhe gjuajti nga distanca, ishte gol i mirë”.

“Kur ju lejoni gola të tillë, atëherë është e vështirë sepse kundër Liverpoolit luani me një ekip të mirë. Janë ndeshje të vështira dhe duhet të kemi kujdes në çdo moment”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...