Kosova me fanella të reja, e verdha zëvendësohet me ari

17 Shtator 2016 - 10:09      

Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, kur më 5 shtator barazoi (1:1) me Finlandën në ndeshje eliminatore për Botërorin 2018.

Por, jo pak u komentuan fanellat e saj, sidomos kombinimi i ngjyrës së kaltër me të verdhën, shkruan sot Koha Ditore.

Uniformat e firmës spanjolle "Kelme", ku fanellat ishin kryesisht të kaltra, kurse brekët të verdha u kritikuan shumë. Megjithëkëtë, Federata e Futbollit e Kosovës thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të, por tash me uniforma të reja, siç i quan ajo "unike".

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka njoftuar të premten për gazetën se do të ketë ndryshime në dizajnin e ri. Madje, edhe në ngjyra. E kaltra dhe e bardha do të mbesin, kurse e verdha do të kthehet në ngjyrë ari. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...