17 Shtator 2016 - 08:41
Pas disfatës 11:0 të mërkurën nga Skocia, vashat shqiptare të premten janë mposhtur 9:0 nga Serbia, në ndeshjen e zhvilluar në "Selman Stërmasi" të Tiranës.
Pas sfidës me ishulloret, trajneri Nevil Dede e arsyetoi humbjen turpëruese me largimin e papritur të tri lojtareve kosovare drejt Përfaqësueses së Kosovës, vetëm tri ditë përpara ndeshjes. Largimin e tyre e quajti tradhti. Por, pas humbjes së dytë turpëruese, 9:0 ndaj Serbisë, ka ardhur edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në një prononcim për "Panorama Sport", sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ia ka kujtuar Dedes se tri lojtare nuk mund të jenë aq përcaktuese, sado të mira të jenë, për të pranuar 20 gola në dy ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...