Firmino shpreson që të bëhet “Neymari i Liverpoolit”

16 Shtator 2016 - 13:18      

Roberto Firmino shpreson që të bëhet “Neymari i Liverpool” me ndihmën e Jurgen Klopp, por pranon se për ta përmbushur këtë ambicie gjithçka varet nga ai, transmeton koha.net.

Sulmuesi brazilian ka masur marrëdhënie të mira me Kloppin, që nga arritja e gjermanit në Anfield gjatë tetorit të vitit 2015.
Dhe ai është i etur për ta arritur këtë qëllim të karrierës së tij nën trajnerin 49 vjeçar, i cili kishte luajtur rol kyç në zhvillimin e yjeve si Robert Lewandowski, Mario Gotze dhe Marco Reus te Borussia Dortmund, transmeton koha.net.

“Unë kam luajtur kundër ekipit të Kloppit për katër vite e gjysmë në Bundesliga. Unë e di se çfarë do ai për një lojtar. Kur kam dëgjuar se ai është duke ardhur për t’u bërë menaxher i Liverpoolit , jam gëzuar shumë. E kam ditur se çfarë do të sillte ai në Premier Ligë. Ai solli stilin e punës dhe lojës nga Gjermania, dhe ekipi e ka adaptuar atë shumë mirë”, ka thënë Firmino.

“Ai është një person shumë i mirë. A mund të më bëjë ai mua Neymarin e Liverpoolit? Gjithçka varet nga unë”.
“Ai dëshiron nga të gjithë ne që të jemi si vrapues. Mos u ndal, kurrë mos u ndal, vazhdo. Kjo është mënyra e tij dhe kjo është mënyra që unë dëshiroj të luaj. Lojtarët gjithmonë duhet të jenë në lëvizje” shtoi ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...