Legjenda e United: 120 milionshi Pogba duhet të luajë afër dikujt që mund ta kontrolloj

16 Shtator 2016 - 11:11      

Paul Scholes thotë se lojtari “që theu rekord botërorë i Manchester United, Paul Pogba nuk është duke luajtur si një lojtarë 120 milionë eurosh, transmeton koha.net.

Pasi bëri një fillim të ndritshëm në Old Trafford, Pogba është strukur në anën e tij në dy ndeshjet e fundit, ku në mbrëmjen e djeshme United pësoi 1-0 kundër Feyenoord në Europa Ligë, transmeton koha.net.
“Deri tani për të ka qenë një luftë e vogël” tha Scholes për BT Sport.

“Edhe dje, prapë, nuk ishte performanca e tij më e mirë. Unë mendoj se kjo do të vazhdojë. Ende është shumë herët”.
“Unë realisht nuk e di se në çfarë pozite ai është duke luajtur tani. A ka marrë ai deri tani ndonjë pozitë? A i është thënë atij të luajë në atë pozicion ku ai dëshiron?..

“Ai duket se është nga pak në të gjitha pozicionet. Unë mendoj se ai është duke u përpjekur që të bëjë shumë me topin”
“Ai është duke tentuar që të mund tre apo katër lojtarë. Ai është duke vrapuar me topin. Ai ishte dashur të luajë thjesht tani për tani”.

“Ky nuk është lojtari që Manchester United bleu. Ata nuk kanë blerë një Lionel Messi që të kalojë pesë lojtar e të shënojë në fund. Ata kanë blerë një mesfushor të fortë i cili mund ta marrë topin. Ai ka aftësi, ai mund ta pasoj topin para, ai mund të vrapojë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...