16 Shtator 2016 - 12:45
Sharra gumëzhinte, turjela ushtonte dhe makina e qepjes punonte, derisa Victor Scody, notar nga Mauritiusi, bridhte nëpër punishten e Lojërave Paralimpike "Rio 2016" të martën në mëngjes me një problem apo më mirë të thuhet me disa probleme.
Zgavra e këmbës së tij artificiale kishte nevojë për një rregullim.
Ajo ndihej shumë e lirshme në pishinë, kështu që Scody kishte nevojë për një më të ngushtë. Mosbalancimi i kësaj zgavre po i shkaktonte dhimbje të mëdha Scodyt në shpinë.
Pas ekzaminimit të protezës, Julian Napp, teknik i kësaj punishteje, dukej se kishte shpresë.
"Ndoshta, mund të bëjmë një ndryshim", tha Napp. "Ndoshta".
Kur sportistët arritën në fshatin Paralimpik në Rio, ata u kujdesen vetëm për tri gjëra që t'i konfirmojnë: qasjen në internet, ushqimin dhe vendndodhjen e dyqanit të riparimeve, të cilin e menaxhon kompania gjermane "Ottobock" që merret me këtë punë prej vitit 1988 gjatë Lojërave Paralimpike. Se dyqani ndan të njëjtën çati me sallën e ngrënies së sportistëve, nënvizon rëndësinë e kësaj punishteje. Sportistët nuk mund të performojnë pa ushqimin e duhur dhe nuk mund të garojnë apo konkurrojnë për medalje pa pajisjet e tyre adekuate...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...