Pilotët po bëhen gati për testin më të vështirë në F1

16 Shtator 2016 - 12:15      

Prej garës inauguruese në vitin 2008, shtegu i Singaporit ka fituar reputacionin si më i vështiri në Formula 1, duke bërë provë ekstreme për pilotët, për shkak të "rrethanave mashtruese", shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë garë të vështirë, që zgjat 61 xhiro nën vapën tropikale, kanë triumfuar vetëm tre pilotë aktualë që po synojnë të përsërisin edhe këtë fundjavë një sukses të tillë: Fernando Alonso, Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të gjithë kampionë.
Gjermani Vettel, që është kampion i katërfishtë në F1, beson se fati mund të luajë një rol të madh në garën e së dielës. Ai vitin e shkuar ka triumfuar në Singapor.

"Është një garë në të cilën kënaqem, por që gjithmonë është shumë e gjatë. Mund të jesh me fat me veturat e sigurisë, të cilat me siguri se do të futen gjatë garës", thotë Vettel, i cili në këtë shteg gjithashtu ka triumfuar edhe në vitet 2011, 2012 e 2013. "Nëse gjërat shkojnë në favorin tënd, atëherë nuk mund të të tejkalojë askush. Natyra e kësaj gare është e tillë, që patjetër ke nevojë për fat".

Piloti i skuderisë Red Bull, Daniel Ricciardo, i cili vitin e shkuar ishte i dyti pas Vettelit, po shpreson për një paraqitje sa më të mirë. Sipas Ricciardos, vapa është sfida më e madhe për pilotët, pasi nuk mund t'i ikin apo të fshihen nga ajo për asnjë moment...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...