16 Shtator 2016 - 10:35
Fituesi i medaljes së artë në kampionatin botëror "Brazili 2014" me Gjermaninë, para se të bëhej pjesë e Hamburgut të Gjermanisë e më pas edhe i Evertonit në vitin 2009, kishte luajtur si sulmues.
"Para së gjithash, unë jam i lumtur tani sepse ndryshe nuk e di nëse do të isha në këtë nivel ku jam sot", ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit Arsenal. "Por, kur kam nisur të luaj, kam filluar si sulmues", ka theksuar Mustafi.
Mustafi 24-vjeçar, para se t'u bashkohej të rinjve të Hamburgut, ka luajtur te të rinjtë e klubit Berba e më pas edhe te të Rotenburgut.
"Kur isha 14-vjeçar firmosa me Hamburgun dhe u ktheva në mbrojtje. Kam luajtur disa ndeshje si mbrojtës dhe pastaj përfundova përfundimisht në qendër të mbrojtjes. Pas paraqitjeve të mia, mora një telefonatë të luaja për ekipin U-15 të Gjermanisë", ka thënë Mustafi...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...