Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni, preferon të kalojë në Itali

15 Shtator 2016 - 10:05      

Diego Simeone është duke shikuar që të largohet nga Altelico Madrid në fund të këtij sezoni, ndërsa e sheh Italinë si destinacionin e tij të ardhshëm, transmeton koha.net.

Disa media spanjolle kanë raportuar se Simone tashmë ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të reduktuar kohëzgjatjen e kontratës së tij për dy vite, dhe tani ai do të jetë i agjent i lirë në vitin 2018 dhe jo në vitin 2020 sa ishte kontrata e mëparshme.

Simone tashmë mban titullin për trajnerin që ka qëndruar më së gjatë në ligën e Spanjës, ndërsa ka fituar 5 trofe me Atleticon, e ka dërguar këtë ekip dy herë në finalen e Kupës Europiane, duke siguruar një vend të rëndësishëm në historinë e klubit, si trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në Atletico.

46 vjeçari në mars të vitit 2015 ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2020, ndërsa te Atletico është që nga viti 2011.
Simone planifikon sipas mediave spanjolle që të largohet në fund të sezonit, dhe preferon që të kaloj në Itali.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...