15 Shtator 2016 - 08:57
Për Barcelonën, kjo ishte fitorja më e thellë në garat evropiane, derisa Celticu përjetoi humbjen më të thellë. Në këtë fitore të Barçës, Lionel Messi vendosi rekord, derisa Neymar u fut në historinë e kësaj gare.
Messi 29-vjeçar regjistroi "hat-trickun" e gjashtë në garat evropiane, duke lënë pas vetes legjendat e Real Madridit, Alfredo di Stefano e Ferenc Puskas. Për Messin, ky ishte tregolëshi i tij i 40-të në karrierë si profesionit. Ai 'hat-trickun" e parë në Ligën e Kampionëve, e regjistroi në prill të vitit 2010 kundër Arsenalit (4:1). Neymar 22-vjeçar, u bë futbollisti i parë në Ligën e Kampionëve që pati katër asistime dhe një gol të shënuar gjatë një ndeshjeje.
Pas këtij rekordi, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka pasur vetëm fjalë të mira për Messin. Sipas tij, Messi është lojtari më i mirë në botë dhe pa asnjë problem mund të aktivizohet në çdo pozitë.
"Messi është plotësisht i lirë në fushë dhe mund ta ndërrojë pozitën sipas dëshirës. Ai është më i miri në botë në çdo pozitë. Për mua, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe do të ishte gabim nëse do ta limitoja në fushë", është shprehur Enrique...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...