Katër paralimpistë arrijnë kohë më të mirë se kampioni olimpik

15 Shtator 2016 - 08:54      

Koha e kampionit olimpik në LO "Rio 2016", amerikanit Matthew Centrowitz, në garën e 1.500 metrave, do t'i kishte mjaftuar për t'u renditur i pesti në garën e Lojërave Paralimpike "Rio 2016" në të njëjtën distancë, shkruan sot Koha Ditore.

Në njërin prej momenteve më interesante të historisë së Lojërave Paralimpike, vrapuesi algjerian Abdellatif Baka ka triumfuar në garën e 1.500 metrave dhe së bashku me tre atletë të tjerë, kanë vrapuar më shpejtë se Centrowitz.

Në fakt, Baka vrapoi më shpejt se Centrowitzi për 1.71 sekonda, i cili garën e 1.500 metrave në LO "Rio 2015" e mbylli me kohë prej tre minutash e 50 sekondash për të fituar medaljen e artë. Koha e Bakas është rekord i ri në Lojërat Paralimpike.

"Nuk ka qenë aspak lehtë për ta fituar medaljen e artë. Kam dy vite që stërvitem rregullisht për këtë sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë", është shprehur Baka.

Gara e vrapimit në 1.500 metra në LO "Rio 2016" ka qenë shumë e ngadaltë në krahasim me garat e së shkuarës. Centrowitz, edhe pse rrëmbeu medaljen e artë, mbeti shumë prapa rekordit botëror me kohë, për hiq më pak se 24 sekonda.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...