Ish-reprezentuesi i Bosnjës mezi pret t'i bashkohet Kosovës

15 Shtator 2016 - 09:45      

"Nuk u mendova shumë, pranova dhe ndiej kënaqësi që do të luajë për Kosovën. Ishte një rastësi e madhe, pasi gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Pres që në ndeshjen kundër Kroacisë, më 6 tetor, të jem konkurrent i portierit aktual Samir Ujkani, që është shumë i mirë", ka thënë Nurkoviq në një intervistë për "Anadolu Agency". Ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e reja të Bosnjës, ndërkohë që ka tri paraqitje edhe me ekipin "A", shkruan sot Koha Ditore.

Ish-reprezentuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Adis Nurkoviq, me padurim po e pret muajin e ardhshëm, pasi po shpreson të debutojë me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

30-vjeçari, të mërkurën, në një intervistë për "Anadolu Agency", ka bërë të ditur se tashmë ka nisur procedurën e ndryshimit të shtetësisë dhe se është në pritje të lejes nga FIFA, pasi më herët ka përfaqësuar Bosnjën.

Nurkoviq ka luajtur për të gjitha ekipet e reja të Bosnjë-Hercegovinës, kurse me ekipin "A" ka tri paraqitje, gjatë vitit 2009.
Ai aktualisht është pjesë e skuadrës boshnjake Travnik, kurse më herët karrierë ka bërë edhe te Çeliku, Slaven Belupo, Cibalia, Krajina Cazin, Slavonija dhe Jedinstvo Bihaq...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...