15 Shtator 2016 - 08:38
Specialitet i moçëm i tij është edhe goditja e topit teksa vesh e zhvesh fanellat. Këtë e bëri edhe të mërkurën në Prishtinë, duke veshur e zhveshur 50 fanella. Ky ishte rekordi i 18-të i tij botëror dhe më i veçanti, sipas tij, pasi u bë për humanizëm.
Agim Agushi mori duartrokitje të fuqishme nga dhjetëra shikues. Duartrokitjet nuk i kursyen as 50 nxënësit e gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" në Viti, të cilët i mbanin fanellat që Agushi duhej t'i vishte dhe t'i zhvishte derisa vazhdimisht godiste topin me kokë për të thyer rekordin botëror.
Për Agushin, ky rekord i ri botëror ishte edhe më i veçanti. Ai këtë rekord ua ka dedikuar fëmijëve me sindromën down dhe autizëm. Profesori i matematikës nga Vitia, këtë arritje e regjistroi të mërkurën në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë... (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...