15 Shtator 2016 - 10:35
Tek Atalanta, Berishën e pret një konkurrencë e fortë për vendin e titullarit, por portieri kosovar është i gatshëm për ta dëshmuar veten. Ai duhet të konkurroj me Marco Sportiellon e Davide Bassin për numrin një të klubit.
"Prej kur kam qenë i ri, jam mësuar me konkurrencën dhe me situata të tilla. Gjithmonë kam qenë në një ekip me portierë të mirë dhe mua kjo më motivon. Jam i gatshëm dhe nuk më frikëson konkurrenca", është shprehur Berisha për uebfaqen zyrtare të Atalantas. "Në fund, është trajneri ai që vendos për titullarin. Dhe nëse me jepet rasti, atëherë do të japë gjithçka për ta dëshmuar veten se meritoj të jem i pari".
Berisha te Lazio është transferuar në vitin 2013 dhe me të ka kontratë deri në vitin 2018, por nga klubi kryeqytetas u largua për shkak se ishte në vazhdimësi portier i dytë pas Federico Marchettit. Ai në total, me fanellën e Lazios ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat. Portieri nga Prishtina ka thënë se para se të pranonte ofertën e huazimit nga Atalanta, ka biseduar me bashkëlojtarin e tij te Shqipëria, mbrojtësin Berat Xhimshiti... (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...