15 Shtator 2016 - 11:30
Kanë mbetur edhe rreth 11 muaj për t'u përfunduar punimet, sa edhe parashihet me kontratën e nënshkruar nga fituesi i tenderit dhe financuesit e projektit. Bindja e përbashkët e atyre që janë të involvuar në këtë projekt është se punimet do të përfundojnë me kohë, por ka edhe shpresë që gjithçka të mbarojë para kohës.
Në orët e pasdites të së mërkurës nuk kishte shumë lëvizje të qytetarëve rreth stadiumit të qytetit të Prishtinës që ishte i rrethuar me mbuloja të metalit. Por brenda saj dëgjoheshin zhurma të mëdha nga ekskavatorët dhe çekanët e më shumë se 20 punëtorëve të kompanive fituese të tenderit për renovimin e stadiumit "Al Trade" dhe "Izolimi".
Punëtorët nuk po ndaleshin së punuari. Disa punonin në pjesët e brendshme të stadiumit, një pjesë tjetër në tribuna e disa brenda në fushë. Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej se kanë nisur punimet për renovimin e tërësishëm të stadiumit të qytetit të Prishtinës... (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...