Bashkimi forcohet me dy amerikanë, priten edhe dy

15 Shtator 2016 - 08:25      

Prishtinë, 15 shtator - Qendra Jordan Dickerson (216 cm) dhe plejmejkeri Rob Lewis (185 cm), janë dy përforcimet e para të huaja te skuadra e Bashkimit për edicionin 2016/17, shkruan sot Koha Ditore.

Që të dy amerikanët, janë konfirmuar nga zyrtarët e ekipit prizrenas, të mërkurën, të cilët gjatë ditëve në vijim kanë paralajmëruar të paktën edhe dy përforcime të tjera, po ashtu të huaja.

Dickerson 26-vjeçar, në edicionin e fundit ka luajtur në ligën NCAA me ekipin Pennsylvania State dhe në 32 paraqitje ka pasur mesatare prej 2.8 pikëve dhe 3.4 kërcimeve për ndeshje. Ndërsa, Lewis 22-vjeçar, ka qenë pjesë e ekipit Queens Roylas që është paraqitur në NCAA2. Ai ishte njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi i tij, me mesatare prej 17.6 pikëve, 3.4 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.

"Dickerson dhe Lewis janë të huajt e parë që i kemi angazhuar për edicionin e ri. Por nuk do të ndalemi me kaq, pasi jemi në negociata edhe me dy të tjerë, të cilët shpresojmë që shumë shpejt t'i zyrtarizojmë", ka thënë menaxheri i Bashkimit, Arlind Kaçaniku. "Ne po mendojmë që edicionin e ri ta fillojmë me katër të huaj dhe pastaj të shohim si po rrjedhin gjërat, nëse ka nevojë edhe për ndonjë përforcim, me siguri se do të reagojmë". (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...