14 Shtator 2016 - 23:21
Ekipi portugez kishte epërsinë deri në minutën e 88 kur barazoi Cristiano Ronaldo ndërsa pësoi humbje me golin e realizuar në minutën e pestë shtesë nga Alvaro Morata.
“I dinim kualitetet tona pa marr parasysh kundër kujt luanim dhe treguam disiplinë taktike. Sportingu ishte i përkryer deri në minutën e 88 dhe zëvendësimet e Madridit e ndryshuan ndeshjen. Kur hynë lojtarët e rinj ne humbëm pak”, ka thënë Jesus.
“Mendoj se luajtëm mirë, por kishim nevojë për pak përvojë. Goli i Ronaldos ishte i mirë, ai është lojtari më i mirë në botë dhe kjo ndodhë nga ai. Nuk është dashur të përfundonte kështu, por ndodhi.
“I lumtë Madridit. Askush nuk do të luajë ashtu siç luajtëm ne këtu. Ata nuk patën asnjë rast në pjesën e parë, por është një arsye që ata janë kampionë evropianë. Ata kanë mentalitetin dhe reputacionin për të ndryshuar ndeshjen për dy minuta”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...