14 Shtator 2016 - 19:19
Wagner Ribeiro ka pohuar se kampioni francez ia kishte bërë me dije se nuk do të kishte problem me taksat nëse do të donte të bëhej pjesë e PSG-së. Braziliani i dha fund spekulimeve duke nënshkruar kontratën e re në korrik, por së fundmi janë publikuar detaje të ofertës nga Franca.
“Ata e thirrën dhe i thanë: ‘Çfarë dëshiron që të luash për PSG-në? Kemi çfarëdo që dëshiron’. Neymari qeshte”, ka thënë Ribeiro për ESPN-në.
“I pyeta se çfarë ofronin. Fola me Oliverin [Letagn, ish-drejtor sportiv te PSG-ja], i cili më tha se janë duke krijuar një rrjet hotelesh dhe do të na jepnin një përqindje të fitimeve. Isha i befasuar. Si shkon kjo punë? Neymari të jetë pronar i hotelit?”, ka shtuar agjenti i yllit të Brazilit.
“Ata na sqaruan se nuk do të kishte probleme me taksa në Francë. Ai tha se mund të na ofronte një aeroplan privat për udhëtimet në Brazil. Ata i ofruan 40 milionë euro, pa taksa, kur në Barçë fiton 9.5 milionë euro”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...