Avdulli dhe Idrizi bashkohen me Kosovën U19

14 Shtator 2016 - 14:29      

Hendbollistët Rinor Avdulli dhe Adnan Idrizi , të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, këto ditë kanë marrë vendim t’i bashkohen Kosovës për grupmoshën U19 duke ndjekur ndjenjat e tyre për vendin ku i kanë të lindur prindërit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, transmeton Koha.net. FHK gjithashtu ka dhënë një biografi të shkurtë për hendbollistët. 

Rinor Avdulli ka lindur në Zvicër më 1998. Karrierën në hendboll e kishte filluar në moshën 11 vjeçare, dhe luan për grupmoshat U19 të klubit GC Amicitia Zurich.

“Ai luan në pozitën e krahut të majtë dhe ka një gjatë si prej 190 cm dhe peshë 80 kg. Avdulli është i shkëlqyeshëm në krahë, por që mund të zhvillohet në të ardhmen edhe si lojtar qendre”, thotë FHK.

Kurse edhe Adnan Idrizi ka lindur në Zvicër. Ai luan në pozitën e lojtarit qendror te skuadra e SG Pilatus me grupmoshën U19.

Sipas FHK ai ka një talent të rrallë, kurse rrjedh prej një familje hendbollistësh, pasi edhe babai i tij, Rasimi dikur luante me sukses të Gjilani. Ndërsa ka edhe një vëlla që luan për Zvicrën me U15.

Adnani është i lindur në vitin 1999, i gjatë 184 dhe peshon 84 kg.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...