Sonte zhvillohen 9 ndeshje në Ligën e Kampionëve

14 Shtator 2016 - 12:37      

Xhiroja e parë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të mbyllet sonte me ndeshjet e katër grupeve të mbetura, si dhe atë në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Monchengladbach, e cila mbrëmë nuk u zhvillua për shkak të motit të keq.

Kampionët e Evropës, Real Madrid do të ndeshen me skuadrën portugeze të Sportingut në ‘Santiago Bernabeu’. Në Grupin F, do të ballafaqohen edhe Borussia Dortmund e Legia Varshava e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi.

Një ndeshje interesante pritet të zhvillohet në ‘Juventus Stadium’, ku skuadra kampione e Italisë, e pret Sevillan, transmeton Koha.net.

Derisa kampioni i Anglisë, Leicester City, debutimin në Ligën e Kampionëve e nis me duelin përballë kampionit belg, Club Brugge.

Grupi C

20:45 Man. City – B. M’gladbach

Grupi E

20:45 B. Leverkusen - CSKA M.

20:45 Tottenham – Monaco

Grupi F

20:45 Legia W. - Borussia Dortmund

20:45 Real Madrid - Sporting

Grupi G

20:45 Club Brugge - Leicester C.

20:45 Porto - Copenhagen

Grupi H

20:45 Juventus - Sevilla

20:45 Lyon - Dinamo Zagreb

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...