Foto: Reuters

Aleksander Çeferin emërohet president i ri i UEFA-s

14 Shtator 2016 - 11:55      

BBC raporton se slloveni Aleksander Çeferin është zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s.

Çeferin, kreu i Shoqatës së Futbollit të Sllovenisë, mori 42 vota në Kongresin e mbajtur sot në Athinë, përderisa kundërkandidati i tij Michael van Praag mori vetëm 29 vota, transmeton Koha.net.

48 vjeçari është pasardhës i francezit Michel Platini, i cili kishte dhënë dorëheqje pasi ishte suspenduar nga aktivitetet e futbollit në vitin e kaluar.

Çeferin do të udhëheqë UEFA-n deri më 2019.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...