14 Shtator 2016 - 10:29
Mehrzad është i gjatë 243 centimetra, por është shumë më i shkurtër kur luan sportin e tij - volejboll ulur për ekipin e Iranit në lojërat paralimpike "Rio 2016", shkruan NBC.
Në moshën 16-vjeçare, derisa ishte më i gjatë se 183 centimetra, Mehrzad u rrëzua nga biçikleta dhe pësoi një lëndim të rëndë të legenit. Ky lëndim bëri që këmba e tij e djathtë të mos rritej, kështu që ajo tash është 15 centimetra më e shkurtër sesa këmba e majtë, përcjell Koha Ditore.
Mehrzad, që tash është 28 vjeç, i kishte rënë në sy një trajneri të volejbollit ulur gjatë një interviste që e kishte dhënë për një televizion shtetëror para pesë vjetësh në një program për njerëzit me aftësi të kufizuara...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...