14 Shtator 2016 - 08:26
Skuadra kampione e Evropës, të mërkurën (20:45) nis mbrojtjen e titullit me ndeshjen që do ta zhvillojë në "Santiago Bernabeu" përballë skuadrës portugeze, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Ronaldo, i cili shënoi penalltinë vendimtare në finalen e edicionit të shkuar kundër Atletico Madridit, fundjavën e shkuar është rikthyer në fushë pas kurimit të lëndimit dhe shënoi gol në fitoren e Realit 5:2 kundër Osasunas. Ndeshja ndërmjet Realit dhe Sportingut i takon xhiros së parë të Grupit F dhe nis në orën 20:45. Pjesë e këtij grupi, janë edhe Legia e Varshavës dhe Borussia Dortmundi.
Kapiteni i Përfaqësueses së Portugalisë, Ronaldo, kishte shënuar dy herë kundër Sportingut kur aktivizohej te Manchester Unitedi në kuadër të përballjeve në Ligën e Kampionëve në vitin 2007. Por, për Ronaldon është hera e parë që luan kundër Sportingut me fanellën e Real Madridit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...