Kuqi akuzon Federatën finlandeze për favorizim

14 Shtator 2016 - 12:22      

Trajneri kosovar Shefki Kuqi ka akuzuar Federatën e Futbollit të Finlandës se po e favorizon skuadrën HIFK për ta mbajtur në elitë.

Akuzat në drejtim të Federatës i ka bërë pas barazimit që skuadra e udhëhequr nga ai, Inter Turku, barazoi në shtëpi pa gola ndaj HIFK-it, përcjell Koha Ditore.

"Kam dyshime prej kohësh se të gjithë në kampionat, përfshirë edhe gjyqtarët, i qëndrojnë prapa HIFK-it", ka thënë Kuqi në një konferencë për media, njoftoi "svenska.yle.fi" të martën.

Kuqi tha se pa të drejtë arbitri i kësaj ndeshjeje vendosi ta përjashtojë nga loja futbollistin shqiptar Bajram Nebihi. Në mbrojtje Kuqit i ka dalë edhe kryetari i klubit Inter Turku, Stefan Hakans. Ai ka thënë se është i kënaqur me punën e Kuqit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...