14 Shtator 2016 - 08:59
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë, të martën, se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, shkruan Koha Ditore. Por, ai thotë se Federata e Futbollit e Ukrainës nga kanale të ndryshme ka tentuar që të merret vesh me FFK-në që të dy ndeshjet t'i luajë në terren neutral.
"UEFA i ka thënë Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj nesh duhet ta organizojë në Ukrainë, por kompetente është FIFA si organizatore e botërorit. Ukraina përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar që të merremi vesh për të luajtur në terren neutral, por ne do t'i nënshtrohemi vetëm vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret, por ne jemi tashmë anëtarë të barabartë me të gjitha federatat e tjera në FIFA dhe UEFA", ka thënë Vokrri për gazetën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...