Foto: Koha

Përfaqësuesja përgatitet në Kosovë për ndeshjen me Kroacinë

14 Shtator 2016 - 08:35      

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjen e dytë eliminatore për botërorin "Rusia 2018" ndaj Kroacisë do ta zhvillojë në Shkodër. Dhe, përgatitjet për këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka vendosur t'i zhvillojë në Kosovë, ndryshe nga ndeshja e parë kundër Finlandës, kur kishte grumbulluar ekipin jashtë vendit.

Grumbullimi i Përfaqësueses për ndeshjen ndaj Kroacisë do të nisë më 2 tetor në Prishtinë, shkruan Koha Ditore. Ekipi kosovar do të përgatitet në Prishtinë deri më 4 tetor, kur do të marrë rrugë për në Shkodër, ku edhe do të luhet ndeshja në mungesë të një stadiumi me standarde ndërkombëtare në Kosovë.

Më 5 tetor, Përfaqësuesja do të zhvillojë një stërvitje në "Loro Boriçi" të Shkodrës, kurse më 6 tetor do të zhvillohet ndeshja, duke nisur në orën 20:45.

Përzgjedhësi, Bunjaki, pret mbështetje në këtë ndeshje, por edhe gjatë përgatitjeve në Kosovë.
Për ndeshjen e parë me Finlandën, Bunjaki kishte grumbulluar ekipin në qytetin Turku, ku edhe u luajt ndeshja....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...