Në Lituani, Kosova ka shansin e parafundit për fitore

14 Shtator 2016 - 08:11      

Basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë shprehur optimistë për ndeshjen me Ukrainën në kuadër të Grupit E të eliminatoreve për "Eurobasket 2017". Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën (sot) në Vilnius të Lituanisë (18:00) ku Ukraina është vendase.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e pestë në këto eliminatore pas katër humbjeve rresht, shkruan sot Koha Ditore. Zë vendin e fundit në grup me katër pikë të mbledhura, derisa Ukraina është e dyta me shtatë pikë. Grupit i prin Sllovenia me tetë pikë, ndërsa Bullgaria ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, e zhvilluar në Mitrovicë është mbyllur me fitoren e mysafirëve 70:63, ndonëse deri në tre minutat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte i barabartë.

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, ka thënë se Kosova në këtë ndeshje do të futet për fitore edhe pse pranon se aspak nuk do të jetë lehtë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...