Foto: Koha

Plani strategjik për zhvillimin e sportit përcillet me dyshime

14 Shtator 2016 - 08:08      

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit (MKRS) ka hartuar një draft-plan strategjik për zhvillimin e sportit në Kosovë për periudhën katërvjeçare 2017-2021.

Si model është marrë edhe Sllovenia, ndërkohë që ai ndër të tjera parasheh që brenda katër viteve të pesëfishojë numrin e atyre që merren me sport në Kosovë, pastaj të ngrejë infrastrukturën në gjithë Kosovën dhe të profesionalizojë ata që merren me sportistët, si trajnerët, administratorët dhe të tjerët, shkruan Koha Ditore.

Draft-plani është në fazën e konsultimit publik dhe hartuesit e tij shpresojnë që shpejt të miratohet nga Qeveria e vendit dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm të fillohet me zbatimin e tij.
Draft-plani është pritur me interes nga federatat, por ka edhe të tilla që dyshojnë në të dhe në hartuesit e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit (FBK), Leart Hoxha, thotë se Departamenti i Sportit pranë MKRS-së nuk ka kapacitete për të bërë dhe udhëhequr një plan të tillë zhvillimor....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...