13 Shtator 2016 - 22:36
Leo Messi shkëlqeu në këtë takim duke realizuar hat-trick, derisa për Barçën realizuan edhe Neymar, Iniesta e Luis Suarez.
Argjentinasi realizoi në minutën e tretë për 1 me 0 pas asistimit të Neymarit. Messi në minutën e 27 realizoi për 2 me 0, por para këtij goli Celticu humbi rastin për të barazuar rezultatin kur Dembele humbi penalltinë në minutën e 24-të.
Neymar në minutën e 50 realizoi për 3 me 0 ndërsa Iniesta pas nëntë minutave shënoi për të kompletuar pokerin për Barçën.
Në minutën e 60 realizoi Messi për hat-trick ndërsa Luis Suarez mbylli serinë e golave në minutën e 75-të dhe 86-të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...