Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Skënderbeut

13 Shtator 2016 - 17:24      

Çështja e Skënderbeut dhe manipulimit të ndeshjeve tani ka kaluar në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila të martën ka regjistruar procedimin penal.

Çështja “Skënderbeu”, do të hetohet nga njësia Task Forcë mbi dyshimet për paracaktim të rezultateve në garat sportive.

Ky vendim vjen pak ditë pasi UEFA publikoi raportin e inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, ku thuhej se në gjashtë vitet e fundit klubi korçar ka manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipëri.

Në këtë raport përmendej edhe emri i ish-ministrit të Financave, Rivdan Bode, i cili së bashku me presidentin aktual Ardjan Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo, janë personat kryesorë të klubit të lidhur me bastet.

Në dokumentin prej 31 faqesh shkruhej se integriteti i ish-ministrit Bode vihej në pikëpyetje pas privatizimit të Lotarisë Kombëtare dhe hetimit për fshehje të borxhit kombëtar.

Më tej theksohej se Ardjan Takaj, me një të shkuar të pastër, është qendra e komplotit dhe se ai ka pasur lidhje direkte dhe indirekte me kompanitë e basteve në vend.

Ndërkohë Prokuroria i ka marrë dosjet e kësaj çështjeje nga UEFA qysh në nëntor 2013. Ishte Sekretari i Përgjithshëm aktual i “qeverisë” evropiane të futbollit, greku Teodor Teodoridis, ai që i dorëzoi dosjet organit të akuzës në kryeqytet.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...