Foto: Ilustrim

Ferguson ligjëron në Paris, Bunjaki e De Biasi pjesëmarrës

13 Shtator 2016 - 17:00      

Trajnerët e ekipeve kombëtare të Evropës, përfshirë këtu edhe Albert Bunjakin, përzgjedhësin e Kosovës, janë tubuar në Paris, në kuadër të Konferencës së UEFA-së, për trajnerët e kombëtareve, transmeton KTV.

Bunjaki në Paris po qëndron me ndihmësin e tij Muharrem Sahiti, ndërsa pjesë e kësaj konference është edhe selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi, së bashku me përzgjedhësit e kombëtareve të Evropës.

Konferenca është organizuar nga Federata e futbollit të Francës, e përkrahur edhe nga UEFA-ja, ndërsa për trajnerët e 55 shteteve të Evropës, ka mbajtur një ligjëratë edhe trajneri i mirënjohur, Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i Manchester Unitedit.

Në këtë konferencë është bërë vlerësimi i kampionatit evropian Euro 2016, dhe të veçantat e Evropianit, ndërsa janë vlerësuar për kontributet e tyre me kombëtare, trajneri i Spanjës Vicente del Bosque dhe ai i Portugalisë Fernando Santos.

Në fund, të gjithë trajnerët edhe Bunjaku e De Biasi, së bashku me Alex Fergusonin kanë bërë një fotografi të përbashkët.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...