Foto: Reuters

Zidane paralajmëron rivalët në Ligën e Kampionëve

13 Shtator 2016 - 14:06      

Përderisa e ka ekipin e gatshëm për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Sporting Lisbonës, Zinedine Zidane është shumë i lumtur me rikthimin e Cristiano Ronaldos.

“Ai është i gatshëm të luajë, dëshiron të luajë dhe kjo është. Ideja është që ai të luajë 90 minuta, por do të shohim gjatë ndeshje pasi mund të ndodhë çdo gjë”, është shprehur Zidane në konferencë për media, raporton Marca.

Ai më tutje është shprehur se e di rëndësinë e kësaj gare, por ekipi i tij është i gatshëm që të luftojë për ta mbrojtur titullin, transmeton Koha.net.

“Jemi të lumtur që fillojmë përsëri, e dimë rëndësinë e kësaj gare dhe lojtarët janë, të gjithë jemi gati. Gjithmonë do të ketë shumë ekipe që do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, por duhet të garoni. Lajmi i mirë është se ne jemi të përgatitur që të shkojmë në luftë dhe të fitojmë përsëri”, është shprehur Zidane.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...