Foto: Reuters

F1 në Singapor, gara që vë në provë gomat

13 Shtator 2016 - 13:21      

Botërori i Formula 1 këtë fundjavë transferohet në Singapore, e vetmja garë që zhvillohet nën dritën e projektorëve.

“Marina Bay” konsiderohet si pista e dytë më e ngadaltë pas asaj të Montecarlos. Në të njëjtën kohë ajo përkufizohet edhe si pista më e lodhshme kjo për shkak se ka më shumë kthesa, 23.

Për këtë garë, Pirelli ka vendosur të vërë në dispozicion të skuadrave tipet e gomave më të shpejta; ultra të buta, super të buta dhe ato të buta, ideale për t'iu përgjigjur trajektoreve të “Marina Bay” që ka një sipërfaqe jo të rregullt dhe paraqet rreziqe. Kjo do të thotë se gomat do të konsumohen vazhdimisht për shkak të frenimeve të shpeshta, transmeton TCH.

“Çmimi i Madh i Singaporit është ndoshta gara më spektakolare e sezonit”, deklaron drejtori sportiv i Pirellit, Paul Hembrey. “Ajo do të jetë akoma më e bukur me përdorimin për herë të parë të gomave ultra të buta. Gara në “Maina Bay” është më e paparashikueshmja dhe administrimi i gomave do të bëjë diferencën”.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...