
13 Shtator 2016 - 09:56
Edhe pse nuk do të jetë në fushë kombëtarja kuqezi, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luajë Kosova kundër Kroacisë, një derbi ballkanas që në FFK pretendojnë ta fitojnë.
Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë, transmeton Tch.
Numri 2 i futbollit kosovar pranoi se më 6 tetor në “Loro Boriçi”, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.
Zyrtari i FFK-së, Ademi kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanellën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...