13 Shtator 2016 - 08:55
Sllovenia, që drejtohet nga Kokoshkov, të shtunën, në palestrën "Minatori" në Mitrovicë e mposhti Kosovën me shifrat 91:81, në kuadër të kualifikimeve për "Eurobasket 2017", përcjell Koha Ditore. Ai në Kosovë ishte për herë të parë dhe është larguar me përshtypjet më të mira.
"Për herë të parë isha në Kosovë. Në disa momente në ndeshje madje edhe kemi humbur, por unë e kam ditur se do të jetë vështirë, pasi rruga ishte e lodhshme. Kemi fjetur në Prishtinë, ndërsa kemi luajtur në Mitrovicë, që është rreth një orë rrugë. Kjo nuk ishte për arsye të sigurisë, por pasi FIBA ka vlerësuar se palestra në Prishtinë nuk është adekuate. Por ne kemi pasur kushte të mira, ishim në një hotel të shkëlqyeshëm dhe në asnjë moment nuk kemi pasur gjëra të pakëndshme apo ndonjë provokim. Të kënaqur e lëshuam Kosovën", ka thënë Kokoshkov për gazetën serbe "Blic".
Kokoshkov 44-vjeçar është shfaqur trajner profesional edhe gjatë dhe pas ndeshjes në Mitrovicë, duke respektuar rivalët.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...