13 Shtator 2016 - 13:13
Momenti i së vërtetës erdhi të shtunën e shkuar kur RB Leipzigu debutoi në shtëpi me fitore minimale 1:0 kundër Borussia Dortmundit për të dëshmuar se është klub që i takon elitës së futbollit të Gjermanisë. Kjo fitore kënaqi tifozët vendas që nuk ishin në tribuna në numër të madh, shkruan DW.com.
Në fakt, për RB Leipzigun dyshime kanë pasur edhe tifozët vendas, të cilët nuk po besojnë se kjo skuadër mund të mbijetojë në Bundesligë, përcjell Koha Ditore. Edhe pse në ndeshjen kundër Dortmundit, në stadium kishte më shumë tifozë mysafirë, RB Leipzigu është skuadra më e urryer në Bundesligë.
Tifozët e skuadrave gjermane janë të bindur se RB Leipzigu nuk ka të bëjë asgjë me Bundesligën. Kjo për arsye se klubi është pronë e prodhuesit të pijeve energjike "Red Bull" nga Austria dhe është themeluar para shtatë vjetësh, saktësisht në muajin maj të vitit 2009...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...