Balotelli nis ringjalljen në Ligue 1

13 Shtator 2016 - 12:16      

Mario Balotelli është vetëm 26 vjeç, por ai ndjen se deri më tash ka pasur nëntë jetë. Karriera e tij tashmë ka rënë përtokë, me gjithë pritjet e mëdha nga sulmuesi italian.

Ai vazhdimisht është gjetur nëpër ballinat e gazetave botërore gjatë viteve të fundit për shkak të skandaleve jashtë fushës. Por, të hënën Balotelli sërish ka pushtuar ballinat. Vetëm se kësaj here situata ishte krejtësisht tjetër, ai është lavdëruar për paraqitjen në fushë, shkruan Daily Mail.

Sulmuesi italian dëshmoi se është ende gjallë, pasi të shtunën mbrëma debutoi te skuadra franceze Nice në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai shënoi dy gola në fitoren kundër Olympique Marseilles, me rezultatin 3:2. Falë këtij triumfi, Nice është në krye të tabelës në Ligue 1 së bashku me skuadrën e Monacos, me nga dhjetë pikë të mbledhura pas katër xhirove të zhvilluara këtë edicion, përcjell Koha Ditore.

Skuadra e Nices po i ofron një jetë të re Balotellit pas transferimeve të shumta në karrierë (Manchester City, Milan, Liverpool). Duket se kalimi te Nice është lëvizja më e mirë e Balotellit, i cili po shpreson të rikthejë formën që e kishte te skuadra e Interit para se të largohej...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...