13 Shtator 2016 - 11:20
Aleksander Ceferin, avokat nga Sllovenia, dhe holandezi Michael van Praag, një administrator futbolli me përvojë, janë kandidatët e vetëm për president të UEFA-s. Zgjedhjet do të mbahen në Athinë dhe presidenti i ri do të jetë pasardhës i Michel Platinit, që u suspendua në muajin tetor të vitit të shkuar nga Komiteti Etik i FIFA-s, raporton Reuters.
Platini, i suspenduar për katër vjet, do ta ketë fjalën hyrëse në këto zgjedhje presidenciale të UEFA-s. Një gjë të tillë, ia ka mundësuar Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përcjell Koha Ditore.
Megjithatë, ardhja e presidentit të ri në krye të UEFA-s, pritet t'i ndryshojë rrënjësisht gjërat në futbollin evropian. Detyra kryesore e presidentit të ri do të jetë balancimi mes skuadrave të pasura dhe atyre të varfra...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...