13 Shtator 2016 - 10:21
Turmat në këtë ngjarje zakonisht kënaqen, duke bërë zhurmë, por kur vjen puna te futbolli i të verbërve, atëherë rregulli kryesor është që tifozët të qëndrojnë të heshtur. Kjo, pasi futbollistët duhet të pranojnë topin me zile brenda. Zhurma ua pamundëson të dëgjojnë këtë zile, andaj heshtja e tifozëve është e domosdoshme, shkruan AFP.
Heshtja totale në ndeshjet e futbollit do të jetë e vështirë, sidomos në Brazil, shtet që njihet për pasionin e madh që ka për këtë sport. Por, tifozët duhet të përmbahen sa u përket ndeshjeve të futbollit për të verbër paralimpikë, përcjell Koha Ditore.
Në të kundërtën, do të pengojnë lojtarët dhe do të prishin gjithë procesin e lojës së futbollit për të verbër. Tifozët e këtij sporti, tashmë janë paralajmëruar se si duhet të sillen në tribuna.
"Brazil, Brazil!", ishin brohoritjet e tifozëve në stadium para se të fillonte ndeshja kundër Turqisë, të hënën në mëngjes. Zhurma e madhe mezi u ndal, pas disa paralajmërimeve.
Tifozët Wagner Goulart dhe Luciana Vargas që udhëhiqnin grupin e tifozëve, premtuan se do të jenë të sjellshëm. Ashtu edhe ndodhi.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...