13 Shtator 2016 - 08:19
Por, dominimi në elitën e hendbollit të Kosovës po i shkakton telashe në garat ndërkombëtare. Ekipi pejan të dielën u eliminua në raundin e parë të garës "EHF Cup", shkruan Koha Ditore. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Pragë të Çekisë, u mposht nga Dukla Praha me tetë gola dallim, 31:23, për çka nuk i mjaftoi epërsia prej katër golave e krijuar në ndeshjen e parë në Pejë (35:31).
Trajneri i Besës, Arben Muqolli, thotë se ekipit të tij po i mungojnë ndeshjet e forta gjatë vitit në kampionatin e Kosovës. Dhe, siç thotë Muqolli, kjo po ndikon në garat ndërkombëtare.
"Nuk po kemi konkurrencë në ligën e Kosovës dhe nuk po kemi ndeshje të forta si të këtij niveli siç ishte kundërshtari ynë i parë në Evropë. Kjo po më pengon shumë. Mbetëm prapa edhe me disa ndeshje miqësore, pasi ato që i kishim planifikuar nuk na u realizuan. Ky edicion përfundoi dhe na mbetet që me një strategji tjetër të punojmë në sezonin e ri për të qenë më të suksesshëm në garat ndërkombëtare", ka thënë Muqolli.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...