Foto: Koha

Ekipet kosovare mësojnë rivalët në ligën e forcuar ndjeshëm

13 Shtator 2016 - 08:12      

Katër skuadrat që vlerësohen shtyllë e basketbollit në Kosovë kanë mësuar të hënën grupet dhe skuadrat me të cilat do të përballen në garën ku për herë të parë luajnë të gjitha së bashku.

Liga Ballkanike në Basketboll (BIBL) ka njoftuar se në Grupin A do të jenë Bashkimi e Sigal Prishtina, ndërsa në Grupin B do të luajnë Peja e Trepça, shkruan Koha Ditore.

Për Prishtinën e Pejën ky është edicioni i katërt në BIBL. Bashkimi i Prizrenit debutoi vjet, ndërsa sivjet debuton Trepça e Mitrovicës. Kosova në fakt është forcë në këtë garë rajonale të basketbollit, që luhet prej vitit 2008. Titullin në dy edicionet e kaluara e ka fituar Sigal Prishtina.

Në Grupin A, kampionia në fuqi, Prishtina, pos me Bashkimin do të përballet edhe me Beroen e Bullgarisë, Kozhuvin dhe Kumanovën të Maqedonisë dhe Teodon e Malit të Zi.... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...