Foto: Reuters

Lukaku “fundos” Sunderlandin e Januzajt

12 Shtator 2016 - 22:48      

Evertoni ka bërë një paraqitje fantastike në udhëtim te Sunderlandi, duke e mposhtur me rezultat prej 0-3.

Ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar të tri golat për mysafirët, raporton Koha.net.

Belgu shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e dytë të takimit. Së pari shënoi në minutën e 60 pas asistimit nga Gueye.

Për golin e dytë që e shënoi në minutën e 68 i asistoi Bolasie, kurse vetëm tre minuta më vonë Mirallas e shërbeu Lukakun, për ta kompletuar hetrikun.

Për Sunderlandin nga minuta e parë u paraqit edhe Adnan Januzaj, i cili nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij.

Me këtë fitore Evertoni ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea në vendin e dytë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...