Sulmuesi kosovar që ëndërron të luajë për Kosovën

12 Shtator 2016 - 22:07      

Sulmuesi i klubit australian Newcastle Jets, Labinot Haliti është duke shpresuar që sa më shpejtë të rikthehet nga një lëndim i rëndë, që e ka lënë jashtë fushës për 10 muaj.

Por, përveç synimit që të rikthejë formën e tij 30 vjeçari është duke shpresuar që të përmbushë një ambicie të përzemërt, të veshë fanellën e Kosovës, raporton The Sydney Morning Herald.

Haliti këtë javë do të vizitojë mjekët për lëndimin e tij në gju, dhe shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse kundër kampionit Adelaide United, që luhet më 9 tetor, transmeton Koha.net.

“Së pari duhet të rikthehem, të jem gati për të luajtur, të ndihmojë ekipin. Australia ka qenë fantastike për mua, por a do të doja që të luaja për Kosovën? Nuk mund të gënjej, sigurisht që dua. Duhet te jeni realist për këto gjëra, dhe momentalisht për mua është një synim i largët. Por, unë dhe familja ime shkojmë shpesh në Prishtinë dhe vizitojmë të afërmit, dhe kam mbajtur kontakte me disa njerëz në federatë”, ka thënë Haliti.

Haliti, i cili kishte shkuar në Sydney si refugjat në moshën 11 vjeçare, ka thënë se shansi për të luajtur për vendlindjen për të është shumë emocionale.

“Është një temë shumë emocionale për mua, sepse ngjarja e Kosovës është tragjike. Asnjëherë nuk kam menduar se do të mund të luanin futboll ndërkombëtar kaq shpejt. Ta përfaqësojë Kosovën më ka shkuar në mendje, është gjithmonë aty. Prioritet momental është rikthimi në fushë, dhe më pas do të shohim se çka do të ndodhë. Por, përfundimisht ky është synimi im”, është shprehur Haliti.

Haliti asnjëherë nuk ka luajtur për Australinë, dhe së bashku me Besart Berishën janë dy sulmuesit kosovar që luajnë në elitën e futbollit të Australisë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...