Presidenti i Zurichut tregon pse Sadiku nuk u lejua të largohej

12 Shtator 2016 - 20:45      

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Blick presidenti i klubit të Zurichut, Ancillo Canepa ka treguar arsyen se përse nuk e lejoi largimin e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku në afatin kalimtar të verës.

Sadiku, i cili kishte shkëlqyer në fanellën e Shqipërisë kishte kërkuar që të ndërrojë skuadër, por një gjë të tillë ia kishte mohuar Zurichu, që tani garon në ligën e dytë të Zvicrës, transmeton Koha.net.

Canepa ka treguar se kishte interesim për shërbimet e Sadikut, por jo edhe oferta konkrete.

“E vërteta është se ne nuk donim që Sadiku të largohej. Kishte interesim për shërbimet e tij, por jo diçka konkrete”, ka thënë 63 vjeçari.

Kurse në pyetjen e Blick se a kishte kërkuar klubi 9 milionë euro për shërbimet e tij, Canepa ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk di për një shumë të tillë. Kemi nevojë për të, ai do të na ndihmojë që të ngjitemi në ligë”, ka thënë ai.

Në fillim të sezonit Armando Sadiku nuk kishte festuar golat e shënuara për Zurichun, duke i bërë me dije klubit se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e tij, por një gjë e tillë nuk kishte dhënë efekt.

Canepa ka lavdëruar Sadikun për punën dhe besimin e tij.

Sadiku momentalisht udhëheq listën e golashënuesve në ligë me 4 gola në 7 ndeshje, përderisa Zurichu është lider me 19 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...