
12 Shtator 2016 - 20:22
Sterling kaloi një periudhë të vështirë me Anglinë në Euro 2016, duke u eliminuar nga Islanda në 1/16 e finales, raporton BBC. Megjithatë ardhja e Guardiolas në City ka bërë që ai të rikthejë vetëbesimin dhe të bëjë paraqitje të mira në Premier Ligë, për çka edhe është zgjedhur lojtari i muajit.
“Kam marr kritika të padrejta. Sezonin e kaluar lash gjurmë në Ligën e Kampionëve dhe barazova rekordin tim të golave. Kritikat e padrejta të dekurajojnë paksa. Askush nuk po thotë që unë do të jap më të mirën time për klubin dhe vendin, kjo ndonjëherë është frustuese. Pep ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua. Kam folur me të më parë dhe ai më ka treguar se më kishte shikuar sa isha pjesë e Liverpoolit. Ai më ka bërë më të fort”, është shprehur Sterling.
City që e ka nisur sezonin me katër fitore në Premier Ligë, të martën luan kundër Borussia Monchengladbachut në Ligën e Kampionëve.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...