Button i bindur që Hamilton do të shpallet kampion

12 Shtator 2016 - 17:18      

Lewis Hamilton do të shpallet sërish kampion bote në Formulën 1. Kjo është ajo që ka deklaruar Jenson Button për bashkëkombasin e tij, që këtë sezon e sheh veten të rivalizojë fort me pilotin tjetër të Mercedesit, Nico Rosberg, me të cilin diferencat janë shumë të vogla.

“Unë personalisht e ndjej se Lewis Hamilton do të fitojë titullin botëror edhe pse në Itali gara nuk shkoi sipas planeve të tij. Ai qëndroi për shumë kohë prapa Rosberg në renditje dhe njerëzit duket se e kanë harruar këtë fakt. Për mendimin tim, rezultatet e Hamiltonit kanë më shumë vazhdueshmëri, sidomos kur makina i ecën shumë mirë. Psikologjikisht është më i fortë se më parë dhe besoj se do ta fitojë titullin e katërt”, tha Button për “Sky Sports”, transmeton TCH.

Ndalesa e radhës së Botërorit të Formulës 1 është në Singapor dhe ajo do të zhvillohet këtë fundjavë. Në renditjen e përgjithshme, Lewis Hamilton është në krye me 250 pikë, por Rosberg është larg tij me vetëm 2 pikë më pak.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...