Kosova nuk i frikësohet Kroacisë, “Loro Boriçi” lojtari shtesë

12 Shtator 2016 - 12:18      

Një pikë në Finlandë nuk është rezultat i keq, por përfaqësuesja e Kosovës ka mundur të marrë pikët maksimale në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2016.

Kështu mendon nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Ai në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i kënaqur më atë çfarë treguan djemtë tonë në Finlandë. Ademi thotë se futbollistët e përfaqësues sonë, kanë lënë përshtypje mjaft të mirë në duel me Finlandën.

“Loja me Finlandën ishte mes stresit shumë të madh për vet fakti se lejimi i disa futbollistëve për të luajtur është bërë pak orë para ndeshjes, dhe normalisht se gjithë atë mllefin dhe stresin që e patën na shpërblyen këta djemtë në fushë të cilët përveç rezultati që është i favorshëm, neve na ka bërë përshtypje shumë paraqitja dhe angazhimi i tyre maksimal përballë një Finlandë e cila ka një përvojë goxha të madhe. Unë më mirë them se ne i humbëm dy pikë aty, sepse ne ishim më të mirë edhe për të fituar, megjithatë, edhe ky rezultat është i kënaqshëm, sepse më shumë u gëzuan finlandezët kur përfundojë ndeshja se sa ne”, ka thënë Ademi.

Njeriu i dytë i Futbollit tonë, ka folur për sfidën e radhës, ku përfaqësuesja jonë më 6 tetor e luan në ‘Loro Boriçi, Kroacisë. Ademi e pranon se Kroacia, e cila është fuqi e futbollit në Evropë, është favorit në këtë ndeshje, por ai është i bindur se Kosova do të ketë performancë të mirë edhe kundër Luka Modriçit më shokë. Ai beson se deri tek sfida më kroatët, në radhët e përfaqësues sonë, do të vijnë edhe futbollistë tjerë që militojnë në Evropë.

“Për futbollin asnjëherë nuk mundesh më dhënë rezultat të saktë, por mund të vlerësosh favoritin, dihet se Kroacia është favorit në këtë ndeshje, por nuk i dihet kurrë futbollit, më rëndësi është djemtë tonë do të luajnë qetë dhe do të luajnë për të treguar veten aq sa din më kapacitetin e tyre që kanë. Shpresoj se do të vijnë edhe disa futbollistë të tjerë siç janë edhe Besart Berisha, i cili veç e ka konfirmuar ardhjen, Loret Sadiku, i cili ka munguar dhe besoj se edhe ai do të rikuperohet dhe do të jetë në ekipe, e besoj se edhe Zeneli do të jetë i gatshëm dhe kështu do ta kompletojmë ekipin”, ka theksuar ai.

Ademi kërkon mbështetje sa më të madh nga tifozët shqiptare, sepse sipas tij, djemtë që veshin fanellën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duel më kroatët. Ai është i bindur se përfaqësuesja jonë ka vlerë të mëdha, dhe sipas tij, pikërisht në duel me Kroacinë, këta djem do t’i shpalosin vlerat e tyre të vërteta.

“Normalisht se çdo ekipe motivohet edhe ata të cilët janë me profesionist dhe më përvojë e lërë më këta futbollistë që janë të rinj, të cilëve realisht ju duhet motivi, gjithsesi ju duhet përkrahja shumë e madhe për vete faktin që këta realisht të japin maksimumin, sepse të gjithë këta futbollistë pavarësisht moshës tyre të re, ja din vlerën se ku janë duke luajtur dhe për çfarë luajnë dhe gjitha vlerat e tyre që kanë do t’i paraqesin pikërisht në këtë ndeshje”, ka pohuar Ademi.

I dyti i FFK-së ka folur edhe për gjasat e Kosovës për kualifikim në Botërorin e ardhshëm që mbahet në Rusi. Ademi është i vetëdijshëm se konkurrenca në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kosova është grup tejet i vështirë, por Ademi thotë se Kosova ka gjasat e veta.

“Tash dëshira është tjetër, e mundësia është tjetër. Nuk do të thosha se mund të kualifikohemi, por edhe pa shpresë nuk jemi. Realisht unë jam optimist dhe them se në çdo ndeshje do të hyjmë për fitore dhe të shohim së çfarë del. Nuk e i dihet, nuk e di as vet çfarë të them, por sot nuk ka ekipe të veta dhe ne vërtetuam se nuk jemi ekipe e dobët, prandaj varët pak edhe nga fati, sepse ne me pak fat tash do të ishim më tri pikë. Më pak edhe mund të nxjerrim rezultat të mirë, edhe pse e dimë se ata janë favorit, por nuk i duhet dhe nuk do të thotë se çdo herë fiton më i miri, nga njëherë fiton edhe ai që angazhohet më shumë dhe që e ka fatin”, ka përfunduar Ademi.

Ai beson se më 6 tetor, stadiumi ‘Loro Boriçi’ në Shkodër do të jetë i stërmbushur më tifozë të cilët do t’i japin përkrahje të fuqishme Kosovës në duel me kroatët.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...