11 Shtator 2016 - 23:53
Pejanët sonte filluan mirë takimin dhe nuk lejuan kundërshtarin të shkëputet në rezultat gjatë pjesës së parë më shumë se 3 gola dallim, që pjesa e parë të përmbyllet me rezultat 14:11. Gjatë 30 minutave të parë, Biljaka ishte në mbrojtje jo në nivel, por edhe Kukrika në fazën e sulmit, si dy lojtarë bartës të lojës së skuadrës nga Peja, kurse portieri Berisha pati oscilime në mbrojtjet e tij, bwn tw ditur FHK.
Në pjesën e dytë, Besa Famiglia luajti më mirë deri në minutën e 53-të kur rezultati sillej 2-4 gola epërsi për skuadrën çeke, dhe në këto momente dallohej Biljaka me shënime të sigurta dhe portieri Curri. Mirëpo, duhet pranuar Kukrika me eksperiencë sonte nuk ishte ai i para një jave, por edhe lojtarët e krahut patën dështime, dhe kjo ndikoi që në 7 minutat e fundit Dukla të krijon distancën në rezultat, transmeton Koha.net.
FHK thotw se gjatë ndeshjes, pejanet janë dëmtuar nga gjyqtarët gjerman, të cilët në shumë raste kur "thehej" rezultati vendimet i merrnin në të mirë të nikoqirit. Pejanët kishin vërejtje edhe në topin me të cilin u zhvillua pasi kishte madhësi jashtë standardeve, çka ndikoi te lojtarët pasi nuk ishin mësuar në këtë madhësi.
Sidoqoftë, djelmoshat pejan patën një paraqitje shumë të mirë edhe sonte në Pragë, por fati dhe rrethanat ishin kundër tyre.
Besa Famiglia u mënjanua nga garat e mëtejme me rezultat përfundimtar 62:58 por nuk zhgënjeu dhe mbetet klubi më i suksesshëm i Kosovës në garat e Kupave të EHF-it.
Tani nga Kosova në gara ka mbetur Kastrioti i Ferizajt, i cili në muajin nëntor do të ballafaqohet në kuadër të rrethit të tretë të Challenge CUP me skuadrën nga Sllovakia HKM Sala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...