11 Shtator 2016 - 17:58
Vendasit e filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Salah, i cili shënoi në minutën e 8, raporton Koha.net.
Sampdoria u kundërpërgjigj përmes Murielit, i cili shënoi në minutën e 18 për të barazuar shifrat, dhe më pas kaloi në epërsi përmes Quagliarellas që shënoi katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë ndeshja ishte ndërprerë për një kohë për shkak të reshjeve të shiut, por vazhdoi përsëri pas një pauze.
Me të rifilluar takimi Roma barazon shifrat përmes Dzekos, që shënoi në minutën e 61 pas asistimit nga Totti, që më vonë u përkujdes që t’ia sigurojë pikët e plota Romës.
Totti shënoi nga pika e bardhë në minutën e 90+2.
Më ketë fitore Roma renditet në vendin e tretë me 7 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...