Besa e Prishtina ndajnë pikët, fitojnë Liria e Trepça ‘89

11 Shtator 2016 - 17:13      

Besa dhe Prishtina kanë ndarë pikët në kryederbin e javës së katërt, duke luajtur baras 1-1, të dielën në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës.

Ballafaqimi mes dy rivalëve të vjetër, ka dhënë lojë të kënaqshme, më aksione të mira, raste të shumta dhe dy gola të shënuara.

B.Khalid (17’) kalojë në epërsi Prishtinë, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim, transmeton KP.

Në pjesën e dytë të lojës, pejanët bën presion të madh drejt portës prishtinase, dhe në minutën e fundit të ndeshjes, Qemail Elshani gjen rrugën e golit, duke ia siguruar një pikë Besës në këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Fitore bindëse në këtë fundjave ka arritur Liria e cila në shtëpinë e saj mundi Dritën, me rezultat 3-1. Korenica (1’), Blendi Memaj (47’,) dhe Alban Shilova (53’) u përkujdesën për fitoren e prizrenasve, kurse, golin e nderit për gjilanasit e realizoi Blagoje Glaveski.

Pikët maksimale në javën e katërt i ka siguruar edhe Trepça ’89, e cila në ‘Riza Lushta’ mundi Llapin, me rezultat 3-0. Florent Hasani (28’) dhe Fidan Hasani (dygolësh) shënuan për fitoren e ‘minatorëve’.

Superliga / Java e 4-të

Rezultatet

Besa – Prishtina 1-1

Liria – Drita 3-1

Trepça ’89 – Llapi 3-0

Feronikeli – Ferizaj 2-1

Dje

Gjilani – Drenica 2-0

Hajvalia – Trepça 1-1

Tabela:

1.Prishtina 10

2.Gjilani 9

3.Trepça ’89 9

4.Besa 8

4.Drenica 7

5.Feronikeli 6

6.Llapi 6

8.Liria 6

9.Ferizaj 3

10.Drita 3

11.Trepça 1

12.Hajvalia 1

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...